Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen këtë herë nga Suedia, ku mitrovicasja Mihrije Fejza ka arritur të përfundojë me sukses specializimin në fushën e stomatologjisë.

Ajo ka mbrojtur diplomën e specializimit në një nga drejtimet më sfiduese të mjekësisë dentare, duke studiuar në universitetin prestigjioz suedez “Tandvårds högskolan”.

Ky sukses bëhet edhe më domethënës pasi Mihrije Fejza ka arritur ta kurorëzojë këtë rrugëtim akademik krahas përgjegjësive familjare, duke qenë edhe nënë e dy fëmijëve.

Arritja e saj po shihet si një shembull frymëzues për shumë gra shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, se puna, përkushtimi dhe vullneti mund të tejkalojnë çdo sfidë.

sqShqip