Screenshot

Një moment respekti dhe krenarie për Kumanovën është shënuar sot në Cyrih të Zvicrës, shkruan portali Lideri.mk.

Çlirimtari Elmi Ajruli nderohet me mirënjohje nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Zürich, në shenjë vlerësimi për kontributin, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij në rrugën drejt lirisë.
‘Respekt dhe mirënjohje për Elmi Ajrulin dhe të gjithë ata që dhanë kontribut për lirinë e Kosovës! 🇽🇰🇦🇱’, kanë komentuar shokët dhe familjarët e tij. /Lideri

sqShqip