Analisti, gazetari dhe ish kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia, ka ironizuar qëndrimin e gjatë të Ali Ahmetit në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas Kikias, duket se bëhet fjalë për një çështje gjenetike, pasi që nga viti 2002, kur Ahmeti themeloi BDI-në si pasuese politike të UÇK-së, ai nuk është ndarë nga drejtimi i partisë.
Qoftë në pushtet apo në opozitë, Ali Ahmeti vazhdon të qëndrojë në krye të BDI-së, duke hyrë tashmë në vitin e 25-të të kryetarllekut.
Një çerek shekulli në krye të së njëjtës parti – një rekord që Kikia e ka shoqëruar me ironi:
"
"
“Duhet të jetë çështje gjeni, sepse nuk shpjegohet ndryshe.”

