Një lajm i trishtë ka ardhur nga Gjermania, ku ka ndërruar jetë veprimtari dibran Idriz Duka, i cili për rreth 40 vite jetoi dhe veproi në mërgim.

Edhe pse për pesë dekada larg vendlindjes, Dibra mbeti gjithmonë në zemrën e tij. Lidhja me vendlindjen, njerëzit dhe rrënjët e tij nuk u shua asnjëherë, pavarësisht distancës dhe viteve të kaluara larg saj.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit e tij.

Një mesazh ngushëllimi emocionues për ndarjen nga jeta të Idriz Dukës ka bërë edhe miku i tij, Ylber Pilku, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur dhe mikut të çmuar.

" "

“Idris Duka ishte me shpirt e zemër i lidhur me vendlindjen. Kontributi i tij erdhi në shprehje në momentet më të vështira për kombin. Qoftë i Xhenetit dhe u prehtë në paqe në dheun e vendlindjes”, thotë në ngushëllimin e tij Ylber Pilku.

Ikja e tij lë pas kujtime të shumta te njerëzit që e njohën dhe e vlerësuan.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëvendësve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Idriz Dukën!

sqShqip