E KAM PATJETËR TA SHKRIAJ KËTË POROSI…
Dua të theksoj qartë dhe hapur se unë jam terapiste profesioniste, e specializuar ekskluzivisht në masazhe.
Punoj vetëm me klientë të kulturuar dhe të sjellshëm.
Si profesioniste në fushën time, mbaj uniformë mjekësore.
Të dashur klientë të gjinisë mashkullore, të cilët çdo ditë më dërgoni mesazhe të llojeve të ndryshme:
Nëse jeni të interesuar për masazh profesional, jeni të mirëpritur.
Nëse ju intereson se „çfarë tjetër ofrohet“ apo „si do të përfundojë masazhi“:
NUK OFROHET ASGJË TJETËR PËRVEÇ MASAZHIT.
Për gjëra të tilla drejtohuni diku tjetër.
Dua të jem plotësisht e qartë:
* Masazhi – shërbim profesional.
* Inbox-i – komunikim afarist.
* Prekja – pjesë e punës.
* Mirësjellja – profesionalizëm.
Asnjëra nga këto nuk është ftesë për diçka më shumë.
Dhe këtë nuk po e shkruaj sepse jam ndier e ofenduar apo diçka e ngjashme.
Po e shkruaj sepse dëshiroj që hapësira ime të jetë një vend ku edhe klientët, edhe unë të ndihemi të sigurt dhe të respektuar.
Sepse profesionalizmi duhet të jetë i ndërsjellë.
Unë ju respektoj juve. Ju më respektoni mua.
Është kaq e thjeshtë.
Nëse vazhdoni me mesazhe të pahijshme dhe komente jokulturore në postimet e mia, do t’ju publikoj hapur (sidomos ju që keni fotografi profili me fëmijë dhe gra), në mënyrë që edhe bashkëshortet tuaja ta shohin se çfarë mbajnë në shtëpi.
Në vendin tonë është e qartë se njerëzit nuk janë mjaftueshëm të edukuar për shumë çështje.
Sidomos kur bëhet fjalë për masazhin.
Menjëherë i ngatërrojnë këto shërbime me diçka tjetër.
Po, në vendin tonë ka shumë gra që e përdorin termin „masazh“, ndërsa në të vërtetë ofrojnë shërbime të tjera. Ato dallohen lehtë, sepse vishen në mënyrë të pahijshme.
Dua të deklaroj publikisht se unë nuk bëj pjesë në atë kategori.
Unë punoj në mënyrë profesionale, me uniformë mjekësore, ashtu siç më ka hije dhe siç e konsideroj të përshtatshme.
Është për të ardhur keq se sa shumë ka nevojë populli ynë për edukim dhe për të punuar me veten.
Respekt për përjashtimet. ❤️
Nëse jeni të interesuar për terapi profesionale shkruani në Inbox.

