🇦🇱 FALËNDERIM dhe MIRËNJOHJE
– Shprehim falënderimet tona të përzemërta për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, si dhe për shoqatat shqiptare “Bashkësia Shqiptare” dhe “Qendra Kulturore Shqiptare”, për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e tyre në kuadër të organizimit të Pazarit Diplomatik Dimëror 2026 (Diplomatic Winter Bazaar) në Sarajevë.
Ky bashkëpunim dëshmon edhe një herë rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe përfaqësimit dinjitoz të komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë aktivitet, duke promovuar kulturën, traditën, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.
Bashkëpunimi dhe uniteti janë çelësi i sukseseve të përbashkëta!
Me respekt dhe mirënjohje! 🇦🇱🤝
(Qendra Kulturore Shqiptare në BeH)

