Bekteshi: Opozita rrezikoi ekonomikisht 60 mijë familje
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka kritikuar deputeten e ASH-së, Ilire Dauti se duke bllokuar ligjet që dalin nga Pakoja e 5 ekonomike kanë rrezikuar afër 60 mijë puntorë të sektorit privat!
“Ligjet që dalin nga Pakoja e 5 ekonomike janë të vonuara më shumë se 2 muaj, duke u bllokuar nga ana e juaj, dhe ju keni rrezikuar të leni pa të ardhuna 60 mijë puntorë të sektorit privat, ata janë 60 mijë familje të cilat jetojnë, veprojnë, punojnë ne RMV” – ka deklaruar ministri Bekteshi!
Bekteshi: Zejdi thotë se kompanitë mund të durojnë pa paga, e deputetja Dauti thotë se ASH-AAA është e gatshme të mbështesë çdo ligj për financa
“Zonja Dauti tha disa të pavërteta, ndoshta mes vete kanë probleme të caktuara brenda përbrenda grupit parlamentarë, koordinatori i koalicionit ASH-AA në disa raste ka theksuar se çdo qytetarë i punësuar në sektorin privat mund të durojë pa marrë pagë 2 muaj, që nuk përkon me atë që thotë znj.Dauti se në kontinuitet ka mbështetur ligjet të cilat janë propozuar ana e Qeverisë, dhe një e pavërtetë është se ligjet nuk kanë qenë të bllokuara nga ana e shumicës parlamentare përshkak se komisionin për Buxhet e menaxhon deputeti i VMRO-së, të cilët kanë dërguar amandamentë kundër ligjit për Shtetësi.
BDI e ka thënë se e përkrah ligjin për shtetësi dhe ka bërë thirje që të ulemi bashkërisht të gjejmë zgjidhje e cila do të përkrahet edhe nga grupet tjera parlamentare” – ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi!