Spasovski të Tabanoc, promovon fushatën “Ngite makinën i pushueshëm”
Kemi për qëllim uljen e aksidenteve të trafikut, uljen e shkeljeve në trafik, sepse kjo ka të bëj me rritjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve që janë pjesëmarrës në trafik, tha Spasovski i cili njëherit apeloj deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e trafikut.
“Pjesëmarrja ime dhe e zëvendësit tim, flet për rendësin e kësaj fushate, për rendësin e asaj që vozitësit të jenë të pushuar. Gjendemi në Tabanoc, ku qarkullojnë shumë makina, posaçërisht tani që është koha e pushimeve, kemi për qëllim që mesazhi jonë të arrij deri tek secili vozitës që hyn në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.
“Punojmë paralelisht dhe me kujdes, e gjitha kjo bëhet për rritjen e kujdesit në trafik. MPB-ja ka punuar në kontuinitet për të zvogëluar aksidentet në trafik. Për këtë shkak në këtë fushatë punojmë së bashku me partnerët tanë. Fushata me moton “Ngite makinën i pushueshëm” mendojmë se është shumë e rëndësishme për të gjithë vozitësit pasi që është e rëndësishme të jenë të pushuar. Jemi në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak se është njëra ndër pikat kufitare më të frekuentuara, këtu kalon korridori pan-evropian, kalojnë shumë vetura, sidomos tash në periudhën e verës”, deklaroi Spasovski.