April 28, 2024
Kolumna

Z.Osmani, nëse shprehni brenga për avganistanezët e Avganistanit, atëher shprehni brenga edhe për shqiptarët që jetojnë këtu në RMV

Shkruan: Ejup Berisha

Ministri i punëve të jashtme i RMV-së Bujar Osmani para dy netësh doli në Aeroport për ti pritur avganistanezët që janë detyruar që ta braktisin vendin e tyre Avganistanin për të shpëtuar nga hakmarrjet e Talebanëve të cilët me një shpejtësi marramendëse e morrën kontrollin ndaj teritorit të Avganistanit. Ky vend dy dekada u dejtua apo u qeveris nga forcat e koalicionit perendimor bashk me autoritetet vendore avgane të cilat në vitin 2001 i dëbuan talebanët nga pushteti atje. Është mirë që në këso rastesh u bëhet nderë njerëzve të ikur nga vendlindjet e tyre.Një fat të tillë të zi e kenë pasur edhe shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Ne si shqiptarë më së miri e dimë dhe e ndjejmë një fatkeqsi të tillë. Atë kohë burrshtetas dhe personalitete të njohura publike i prisnin me qindra mija kosovarë të cilët ishin pranuar nga shumë shtete të botës në shtetet e jashtme në tentim për të shpëtuar nga sulmet e forcave ushtarako-policore serbe. Edhe pamjet e para dy netëve mi rikujtuan skenat e vitit 1999 por vlenë të theksohet se tragjedia e popullit të Kosovës ishte më e madhe dhe më e dhimbshme sepse shqiptarët atje dëboheshin nga okupatorët serb ndërsa avganët tani janë të detyruar ta braktisin vendlindjen e tyre nga vëllezërit e tyre avgan të njohur si taleban. Ministri i punëve të jashtme në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i priti dhe u dëshiroi avganëve të pafat mirëseardhje në vendin tonë që është për tu përshëndetur si gjest i një Qeverie që shpreh solidaritet me avganët që janë të detyruar ta braktisin vendin e tyre për të shpëtuar nga hakmarrjet e talebanëve. Ministri i punëve të jashtme do të themë se është profilizuar si ministër i aftë dhe profesional shqiptar në Qeverinë e RMV-së dhe atë falë aftësive të tija intelektuale dhe përvojës së tij të gjatë në politikë. Mirëpo Ministrin e Jashtëm Z.Bujar Osmani do ta pyes se a i shkon ndërmend që një ditë të del rrugëve të Republikës së Maqedonisë së Verut dhe të tenton që të takohet me shqiptarët e gjorë të cilët janë shëndrruar në avganistanezë si meritë dhe kontribut i Partisë së tij politike BDI. Kur themë shqiptarë avganistanezë e kamë fjalën për kushtet e rënda dhe të pavolitshme në të cilat jetojnë këta njerëz këtu kushte të ngjashme me të avganistanezëve atje në Avganistan. Të tillë shqiptar ka plot dhe është mirë që Z.Bujar Osmani të del në teren dhe të insiston të takohet me avganistanezët shqiptar që jetojnë këtu në RMV, të cilët kanë nënshtetsi të këtij shteti por janë të privuar nga realizimi i lirive dhe të drejtave qytetare të tyre sikurse avganistanezët në Avganistan të cilët për disa dekada kanë qenë por ja dhe tani janë të persekutuar dhe të diskriminuar nga talebanët. Pse Ministri Osmani është aq i ndjeshëm dhe i sjellshëm me avganistanezët e Avganistanit e fare nuk ja ndjen për avganistanezët shqiptar që jetojnë këtu në RMV dhe janë viktima të qeverisjes së partisë së tij BDI. Z. Ministër i jashtëm mos harroni se këta shqiptarët të cilët unë metaforikisht i quaj avganistanezë janë vëllezërit e tu të të njëjtit gjak. Dhe këta janë viktima të qeverisjes së partisë pjesë përbërse të të cilës jeni ju Z.Osmani. Mëkati i vetëm i tyre ndaj partisë tuaj Z Ministër është se nuk pajtohen më mënyrën e të bërit politikë dhe të qeverisjes nga subjekti i juaj politik apo nga çasja e subjektit tuaj politik ndaj tyre. Dhe Z.Ministër Partia e juaj si “shpërblim” i anashkalon apo dhe i diskriminon ata ngjashëm si talebanët që në vitet 90 i kanë diskriminuar por dhe tani në shekullin 21 po i diskriminojnë bashk-shtetasit e tyre avganistanez. Prandaj nëse jeni aq të kjdesëshëm dhe të ndjeshëm ndaj avganistanezëve nga Avganistani bëhuni të kujdesëshëm dhe të ndjeshëm edhe me të përvujturit dhe të privuarit shqiptar nga liritë dhe të drejtat njerëzore që jetojnë këtu në shtetin tonë. Atje pra në Avganistan avganët i diskriminojnë talebanët ndërsa këtu disa shqiptar po diskriminohen nga subjekti politik shqiptar që gati para dy dekadave erdhi në pushtet me moton dhe me premtimet për liri, barazi dhe shpëtim.