May 5, 2024
Kolumna

Përtacia, profesioni më fitimprurës në Maqedoni

Ejup Berisha

Nëse ministrat e Qeverisë së RMV-së nga mësimdhënsit kërkojnë më tepër punë me qëllim që keta të kenë arsye të kërkojne paga më të larta atëher edhe mësimdhënesit duhet të kërkojne më shume angazhim dhe pune nga ministrat me qëllim që edhe këta ti arsyetojnë pagat super të majme që i marrin nëpër Ministri.
Duhet pajtuar me faktin se ka disa mësimdhënes që nuk punojnë sa duhet me nxënësit dhe të njëjtët marrin page ndoshta tepër të larta e kamë fjalën për pagat që këta i marrin por të cilat nuk i meritojnë sepse të njëjtët po të paguhen edhe vetëm një euro këta i kanë shumë. Por gjithashtu është fakt se ka edhe ministra të cilët nuk punojnë dhe nuk angazhohen edhe aq shumë për realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe këta jo qe marrin rroga shume
te madha por te njejtet paguhen super ekstra dhe atë për përtaicinë e tyre. Pra ministrat jo vetëm që marrin rroga tepër të majme por të njëjtët jane bërë edhe shumë të pasur bile kanë arritur status millioneri duke punuar vetëmse për vetveten dhe padronët e tyre e jo edhe për qytetarët. Do të thote se këtu te ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut përtacia është bërë veprimtari super përfituese. Më saktë thënë sot më tepër paguhen pertacët sesa njerëzit punëtor dhe të vyeshëm. E në listën e përtacëve prijnë disa Ministra ndërsa pas tyre diku më poshtë në listë radhiten edhe disa mësimdhënë.E kur jemi te këta të fundit të njëjtët vend pune në sferën e arsimit kanë siguruar nga Partite politike të cilat sot janë punëgjetësit kryesor këtu te ne. Pra në përzgjedhjen e punëtorëve arsimor përtac nëpër shkolla sigurisht kanë marrë pjesë ndoshta edhe disa prej ministrave të cilët sot ankohen për angazhimin e pamjaftueshëm të mësimdhënësve por të njëjtët nuk e shohin se edhe vetë këta si anëtar të Qeverisë nuk janë aspak më punëtor dhe më të vyeshëm se mësimdhënësit përtac. Thirrje publike Ministra mundsojuni paga më të larta mësimdhënësve të zotë dhe punëtor sepse këta me punën e tyre të pakursyer dhe të palodhshme kontribuojne për të mirën dhe për mësimin dhe aftësimin e nxënësve për jetë dhe për punë ndërsa këta të ditur dhe arsimuar më pas kontribuojnë për zhvillimin dhe për përparimin e shoqërisë dhe të shtetit. E ju si ministra nëse keni informata se ka mësimdhënës përtac dhe jopunëtor atëher sygjeroni që këta të pushohen nga puna dhe zëvendësoni të njëjtët me mësimdhënës tjerë më të vyeshëm e më punëtor pra me ata që nuk do ta kursenin veten dhe punën e tyre në interes të rritjes së cilesisë të procesit arsimor. Dhe nëse e bëni këtë gjë atëher hyni procesit të zëvendësimit të Ministrave jo punëtor- përtac në Qeveri. Kështu do të krijohet paraktika që të mos ketë më jo vetëmse Mësimdhënës pertac por edhe të mos ketë më as Ministra të tillë pra aso që nuk punojnë dhe nuk angazhohen shumë nëpër ministri por të cilët marrin paga mujore jo vetëm të larta por edhe tepër të kripura. Kur jemi te politikanët këta kur po dailn nëpër fushata parazgjedhore tërë kohës po premtojnë rritje të standardit jetësor të qytetarëve përmes premtimeve për rritje të pagave. Dhe kur të njëjtët janë stabil në mandatet e tyre politike pagat e mësimdhënësve u duken tepër të larta. Të nderuar ministra mundohuni ti rritni pagat e të punësuarve në përgjithsi nëpër sektorë të ndryshëm por parprakisht rritni pagat edhe të të punësuarve në arsim. Ndërsa nëse nuk ka para në buxhet për rritje pagash atëher ulni pagat tuaja shumë të larta pasiqë për dallim prej punës së vogël të cilën e bëjnë disa ministra si anëtar qeveritar atëher pagat e tyre duhet thënë detyrimisht se janë tepër të larta por edhe të pamerituara.