April 29, 2024
Kolumna

Ne po ikim, ju po vini…

Ndërrim gjeneratash!
Shkruan: Medai Shaholli
Në foton poshtë është shkruar një mesazh përmallues dhe domethënës në një azil pleqësh nga të moshuarit e dëshpruar dhe të pashpresë, për jetën e vështirë të pleqërisë në një qendër të një metropoli, ku ata kanë lënë një amanet për ata që do të vijnë, se si ne edhe ju do kaloni nga kjo ‘rrugë’ për në botën e përtejme me një biletë pakthim!

-Ne po ikim ju po vini, lesh lamë ne, lesh do lini edhe ju!
-Mirëmbetshi pasardhës!

Ky mesazh i përmallshëm nga pleqtë e një azili është një thirrje për fëmijët e mbarë botës sesi ky mesazh duhet t’i ndërgjegjësojë më shumë gjeneratat e reja, duke u kujdesur më mirë për prindërit e tyre se siç thanë ata, lesh lamë ne lesh do lini!
Ndaj, ky mesazh le të bëhet shqetësim dhe preokupim për rininë dhe të rriturit, me dëshirën dhe vullnetin e mirë për t’i trajtuar me dinjitet moshën e tretë se edhe ata kanë nevojë për përkujdesje dhe një buzëqeshje të sinqertë në jetë.