April 28, 2024
Kosovë

Andoni: Raportet Rama-Kurti mund ta ndajnë Shqipërinë me Kosovën (VIDEO)

Në Samitin e Tiranës, sot u mblodhën liderë të ndryshëm të Ballkanit Perëndimor, por në të nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Prishtina.

Analisti politik Ben Andoni, e ka komentuar këtë takim informal të kryeministrit Edi Rama me liderët e tjerë të rajonit, por edhe mungesën e kryeministrit kosovar aty, transmeton klankosova.tv.

Mes tjerash në intervistën e zhvilluar në Edicionin Special, ai pohoi se raportet Rama-Kurti mund ta ndajnë Shqipërinë me Kosovën.