May 6, 2024
Kosovë

Luftoi në Ukrainë, por humbi jetë në Kosovë. Ja kush është njëri nga terroristët e vrarë! (Emri)

Luftoi në Ukrainë, por humbi jetë në Kosovë. Ja kush është njëri nga terroristët e vrarë!

Radomir Pocuca ka shërbyer si zëdhënës i njësitit special të anti-terrorit në Serbi, dhe është i njohur dhe i dënuar edhe si pjesëmarrës në luftëra të huaja nga shteti serb. Ai kishte marrë pjesë në luftën në e Donbas në krahun e separatistëve të mbështetur nga Rusia më 2014.

Pas kthimit nga fronti ukrainas ai është angazhuar në fondacionin ‘Kapetan Dragan’, krimineli serb i luftës dhe ishte edhe anëtyar i partisë ultra-nacionaliste serbe ‘Zavetnici’. Ishte edhe kandidat për deputet në kuvendin serb të kësaj partie në zgjedhjet e 2022. Ai është i njohur për publikun serb edhe kur kishte punuar si gazetar në televizionin e njohur serb për çasjen ultranacionaliste serbe më vitin 2013 që e kishte braktisur për të shkuar në Ukrainë. Si vullnetar i ishte bashkuar forcave pro-ruse në Donbas më 2014’në.

Në media ishte përhapur deklarata të tija nga fronti si dhe fotografi me agjentin famëkeq rus të FSB Igor Girkin. Pocuca kishte hyrë në konflikt me vullnetarët tjerë serbë në Ukrainë dhe ishte arrestuar nga ta pasi kishte dashur t’i vriste dhe marrja e tij në pyetje ishte shfaqur në internet.

Një kohë të shkurtër ai ka jetuar në Moskë. Më 2016 ai u zu në kufirin Rumani – Serbi dhe më pas është dënuar për pjesëmarrje ilegale në luftën e Ukrainës, dënim i pezulluar pas ujdisë me prokurorinë serbe. Edhe pse më parë ai ishte anëtar i Partisë Progresive Serbe të presidentit serb Aleksandar Vucic, ai e braktisi dhe u shndërrua në një kritik të saj.

Ai në llogari sociale kishte shkruar një porosi, kërcënim madje, asokohe kryeministër, se ai “do të përfundojë si presidenti komunist rumun Nikolae Causesku”.

Nuk ka informacion zyrtarë ende rreth identitetit të grupit kriminal që kreu sulmin, vetëm se 3 prej tyre janë eliminuar dhe një është arrestuar pas luftimeve me policinë. Lajmi i fundit që raportohet se policia e Kosovës ka arritur të depërtojë në kompleksin e manastirit në Banjska ku sipas raporteve të disa mediave operacionit po i vjen fundi dhe kjo aradhë do shpartallohet së shpejti, shkruan gazetametro.net