Shkruan: Adnan Azizi

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

24 vite nga masakra e Lubetenit, 24 vite tradhti për lubetenasit e shpërblim për dorasit!
Sot unë bënë 24 vite që kur me urdhër të Lube Boshkovskit, në 12 gusht të vitit 2001, në Lubeten të Shkupit u vranë 10 banorë të pafajshëm mes të cilëve edhe një gjashtë vjeçar, u keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, u dogjën 14 shtëpi. Pse? Sepse akuzoheshin se kanë strehuar UÇK-në!
Për këtë makabër Gjykata e Hagës, e dënoi me 12 vite burg pjesëtarin e “Branitellave”, Johan Tarçullovski, ndërsa e liroi Lube Boshkovskin.
Por, si veproi BDI dhe “patriotët” me banorët e Lubetenit, ish-ushtarët e UÇK-së, veteranët dhe familjet e dëshmorëve, e si me “Branitellat” e dënuar për krime lufte?!
Derisa ish-ushtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe veteranët po injoroheshin totalisht, sa që edhe u ndalohej qasja në institucione dhe benefite, Aliu dhe BDI, përmes ministrave dhe deputetëve të tyre sollën ligjin e “Branitellave”, me të cilin atyre dhe familjarëve të tyre u jepet të gëzojnë shumë benefite nga shteti, si pensione, shëndetësi pa pagesë, arsim falas për fëmijët e tyre në universitetet shtetërore e shumë të tjera!
Por nuk mungoi edhe shpërblimi me të holla. Qeveria e BDI shpërbleu Lube Boshkovskin dhe Johan Tarçullovskin, me së paku nga 5 000 euro.
Por nuk ishte vetëm kjo!
Ja me fakte po ia rikujtoj edhe njëherë Ali Ahmetit dhe BDI-së se më 25 maj të vitit 2022, me nënshkrim të zv/kryeministrit Artan Grubi, Qeveria e tij ka vendosur të shpërblejë “Branitellat” me qindra mijëra denarë, pa asnjë arsye të cekur?!
A janë burra këta të BDI-së të nxjerrin një dokument, ose një fakt, ku nga Qeveritë e tyre është shpërblyer ose ka përfituar ndonjë benefit, dikush nga ish-ushtarë UÇK-së, veteranët ose familjarët e të rënëve?! Jo, sepse një gjë e tillë nuk ekziston!
BDI dhe funksionarët e saj mund të dëshmojnë vetëm një gjë! Se UÇK-në e tradhtuan ndërsa ushtarët, dëshmorët dhe familjarët e tyre i nënçmuan dhe i harruan!
Por nuk harruan që përmes gjakut të dëshmorëve, për vete të bëhen milionera!

sqShqip