Teuta Arifi është ulur e vetme në bankën e të akuzuarve. Edhe pse ka qenë një nga figurat më të njohura të BDI-së, deri tani asnjë zyrtar i kësaj partie nuk ka dalë publikisht në mbrojtje të saj.

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Komunës së Tetovës nisi dje në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ajo akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, përmes qindra kontratave fiktive i ka shkaktuar buxhetit të komunës dëm prej rreth 1 milion eurosh.

Arifi ka qenë kryetare e Tetovës nga viti 2013 deri në 2021 me përkrahjen e BDI-së, dhe emri i saj ka qenë i lidhur ngushtë me këtë parti. Megjithatë, as nga kreu i BDI-së e as nga strukturat e tjera nuk ka pasur ndonjë deklaratë, komunikatë apo qëndrim publik për çështjen.

Heshtja bie në sy edhe për faktin se BDI ka reaguar shpesh në raste të tjera gjyqësore dhe ka folur për “drejtësi selektive”, si në rastin e ish-ministrit Kreshnik Bekteshi. Për Arifin, asnjë fjalë.

" "

Ky nuk është procesi i vetëm ndaj saj. Komuna e Tetovës ka ngritur edhe tri padi të tjera për dyshime për keqpërdorime gjatë kohës kur ajo drejtonte komunën.

sqShqip