Maqedoni

Regjistrohen 419 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.285 testime janë regjistruar 419 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 188 janë në Shkup, Prilep dhe Kavadar 35, Ohër 28, Manastir 27, Strumicë 18, Shtip 14, Kumanovë 9, Veles dhe Radovish 8, Resnjë 6, Kërçovë, Koçani dhe Berovë 5, Tetovë, Negotinë dhe Dellçevë 4, Vallandovë 3, Gostivar, Gjevgjeli, Probishtip dhe Kratovë 2 dhe nga 1 në Strugë, Sveti Nikole, Demir Hirsar, Krushevë dhe Demir Kapi.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 211 pacientë të shëruar dhe 14 persona kanë humbur jetën.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 218.194 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 204.685 janë shëruar dhe 7.688 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 5.821 raste aktive me COVID-19.