Një i arrestuar dhe dy të ndaluar pas përleshjes së tifozëve në Shkup, një 16-vjeçar i lënduar rëndë
Policia ka zbardhur dhunën e djeshme para Qendrës Sportive “Jane Sandanski” në Shkup, ku tifozë të grupit “Family” sulmuan fizikisht tifozë të KB “Rabotniçki”, të cilët po prisnin të hynin në ndeshjen e basketbollit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 30 anëtarë të grupit “Family Aerodrom” të klubit basketbollistik MZT, kanë sulmuar afërsisht 50 tifozë të “Rabotniçkit”, transmeton portali Lideri.mk. Gjatë incidentit, një 16-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Për rastin, SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “Dhunë”, sipas nenit 386, paragrafët 4 dhe 6 të Kodit Penal, kundër personit me inicialet P.A., i cili është privuar nga liria./Lideri
Video në Link: https://www.facebook.com/watch/?v=1598833828110102

