Ironia e ditës vjen nga Ministria e Pushtetit Lokal, dikasteri që drejtohet nga Ivan Stoillkoviqi, ku sot raportohet se ky institucion për momentin nuk ka energji elektrike.

Stoillkoviqi i cili pas rikonstruimit të Qeverisë u zhvendos nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Pushtetin Lokal, tashmë duket se përballet me një problem krejt tjetër: pa rrymë.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullon edhe versioni politik i situatës:

“VLEN ia ndali rrymën Stoillkoviqit!”

" "

Pas largimit të tij nga dikasteri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, të cilin me rikonstruimin e Qeverisë e mori VLEN-i, Stoillkoviqi mbeti në krye të Pushtetit Lokal, një ministri jo aq me peshë.

Ai ndërroi ministri, por duket se nuk i shpëtoi dot territ!

Tash mbetet vetëm të shihet nëse rryma do të kthehet para se të fillojnë negociatat për rikonstruimin e radhës!

sqShqip