April 28, 2024
Maqedoni

Xhaferi: VMRO ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë, por mundësia e vetme për t’i çliruar komunat

Aktivisti Arianit Xhaferi në një komente në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se koalicioni në mes opozitës shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me VMRO-DPMNE-në, ndodhsha nuk është zgjidhja më e mirë, por, sipas tij, ky koalicion paraqet mundësinë për të fituar partitë opozitare në komunat me shumicë shqiptare dhe, siç ka shkruar ai “t’i çliruar ato”.

“Zaevi tha DUI NE VREDI 5 PARI, ama hajde… Alia e quajti Artanin KALË, tash e ka kryetar partie…
Lube Boshkovski vrau shqiptarë të pafajshëm dhe bëri koalicion me partinë e dalë nga lufta…
VMRO nuk është zgjidhja më e mirë, por për momentin mbetet mundësia e vetme për të çliruar komunat…”, ka komentuar Xhaferi.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme kanë ardhur konfirmime të shumta për koalicionin e opozitës shqiptare me VMRO-DPMNE-në. Nuk dihen ende detaje se si do të jetë kjo marrëveshje. Sipas informacioneve në disa komuna do të garohet së bashku që në rrethinë e parë, ndërsa në disa në rrethinë e dytë./InfoMagazin/