May 13, 2024
Maqedoni

Mickoski: Kovaçevski asnjë herë nuk e akuzoi e as nuk e kritikoi BDI-në

Kovaçevski nuk guxon të flasë kundër BDI-së e as të dërgojë kritika, tha nga Dellçeva lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili shtoi se thirrja për bashkimin kombëtar të maqedonasve është obligim i çdokujt.

“Thirrjes sime, shpejtë, me panik dhe me nervozë iu përgjigj Dimitar Kovaçevski i cili tha se kemi frikë dhe se kjo është arsyeja për thirrjen time. Nuk e dija deri më tani se për shkak të frikës bëhet thirrja për bashkimin nacional maqedonas”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

“Çdo pushtet kërcënon të të korruptojë, andaj ka mekanizma për të kontrolluar, për të penguar, por ka persona me pushtet dhe fuqi absolute në këtë shtet që i përdorin në mënyrë të pakontrolluar madje edhe gjatë zgjedhjeve. Njerëzit e tillë janë të rrezikshëm në politikë, për ta politika nuk është punë publike, por është burim i pasurisë dhe fuqisë pa të cilave ata nuk mund të mbijetojnë, ata duhet t’i dërgojmë jashtë politikës, u lodhën por na lodhën edhe ne’, u shpreh Siljanovska Davkova.