May 13, 2024
Maqedoni

Në rrugën drejt Tanushës arrestohen dy persona, ilegalisht transportonin prodhime

Më 20.08.2021 rreth orës 07.15 në rrugën rajonale nga Shkupi drejt fshatit Tanushë, në afërsi të fshatit Brodec, nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Tanushë, janë arrestuar A.A.(38) dhe E.E.(29) të dy nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tregti e palejuar”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në automjetin transportues “Fiat dukato”, me targa të Shkupit, me shofer A.A., në të cilin bashkudhëtar ka qenë E.E. është kapur sasi e madhe e prodhimeve të cilat të denoncuarit i kanë transportuar pa poseduar dokumentacionin adekuat, pa deklaracion të prodhimeve dhe me dërgesë jovalide, transmeton TV21.

Personat u janë dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit Policor në Çair për procedurë të mëtutjeshme, kurse pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës.