Maqedoni

24 viktima dhe 1 074 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 7571 teste për Covid-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1074. Rastet më të shumta vazhdojnë të regjistrohen në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë. Në 24 orët e fundit po ashtu janë regjistruar 24 viktima, ku pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në qytet e mësipërme: 6 në Shkup; 5 në Kumanovë; 4 në Tetovë; 3 në Kërçovë etj. Janë shëruar 291 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktiv me virusi është 9417.