May 12, 2024
Maqedoni

Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten

Ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska, bëri të ditur se pagat në kulturë janë rritur për më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten.

Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se në pesë vite u realizua premtimi për një jetë më të mirë dhe më të sigurt për punonjësit e kulturës.

Paga neto e një koristi në vitin 2016 ka qenë 21.236 denarë, ndërsa tani është 57.348 denarë, ndërsa mjeshtri i dritës në vitin 2016 ka marrë pagë neto prej 20.872 denarë, sot merr pagë prej 56.346 denarë.

“Investimi në kapitalin njerëzor në kulturë mbetet prioriteti ynë kryesor për të krijuar një staf profesional dhe të përkushtuar. Në mandatin e ardhshëm pagat e punëtorëve të kulturës do të rriten për 10% çdo vit”, premtoi ministrja Kostadinovska Stojçevska.