May 13, 2024
Maqedoni

Katër palestinezë kapen afër Shipkovicës

Më 27.04.2024, rreth orës 17:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vëzhgimit Kufitar “Kodra e Diellit” në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, më saktësisht në “Kthesën e Shipkovaçkës”, kanë takuar katër persona pa dokumente identifikimi. Sipas deklarimit të tyre, bëhet fjalë për H.O (21), M.N (24), të gjithë nga Palestina. Me ta është bërë një intervistë zyrtare dhe është konstatuar se kanë hyrë ilegalisht në vend, me qëllim që më pas të kalojnë në Kosovë, transmeton Lideri.mk. Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Tetovë, e më pas do të transferohen në Qendrën e pritjes në Tabanoc./Lideri