April 27, 2024
Maqedoni

Tragjedia në afërsi të Preshevës, shqiptari nga Tetova plagos rëndë gruan pastaj vret vetën

Një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në pikëpagesën në afërsi të Preshevës dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe.

Në pikëpagesën në afërsi të Preshevës sonte, pas një debati, një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar nga Tetova ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, e cila është rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.

Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës.