May 4, 2024
Maqedoni

Mickoski Kovaçevskit: Cakto datë për grupet e punës për datën e zgjedhjeve, ne jemi të gatshëm

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pranojnë grupe të punës për përcaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 2024 dhe kërkon që të takohen sa më shpejt. Mickoski vlerëson se grupet e punës për zgjedhjet duhet të takohen për të përcaktuar proceset, sepse zgjedhjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë. Ai po ashtu theksoi se kemi problem me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, që sipas tij nuk funksionon sipas ligjit, sepse aktualisht punon me gjashtë anëtarë.

“Dimitar Kovaçevski po bën një lojë të çuditshme “maço”, të cilën vërtet nuk e kuptoj, nuk e di kush është ai që e këshillon se tani është koha të jetë maço për të thënë se nuk ka zgjedhje të parakohshme, le të tregojë ai. Ai nuk donte takim të liderëve, mirë, donte grupe pune, mirë këtu pranojmë grupe pune. Tani po e zvarrit gjithë këtë situatë për çfarë arsye nuk e di. Në momentin e parë kur marrim sinjal nga pala tjetër apo nga Talat Xhaferi, jemi gati të emërojmë përfaqësues që do të jenë pjesë e këtij procesi”, theksoi Hrishtijan Mickoski, kryetar i VMRO – DPMNE-së.