May 18, 2024
Maqedoni

Takimi Pendarovski – Eskobar: Konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për hapin e radhës drejt BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur në takim Gabriell Esobarin, zëvendës ndihmësin sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është në vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i Pendarovskit “është konfirmuar mbështetja e SHBA-ve për aspiratat evropiane të Maqedonisë”. Gjithashtu, është shprehur se Uashingtoni zyrtar pret që Maqedonia ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në Bashkimin Europian.

Ndërkaq Pendarovski e ka potencuar rëndësinë për mbështetjen që SHBA-të ia kanë dhënë vendit për realizimin e qëllimeve strategjike.

“Në këtë drejtim, në takim është biseduar edhe për hapat e radhës të cilat duhet t’i ndërmerr Maqedonia e Veriut me qëllim që të përparojë në procesin eurointegrues. Në takim është biseduar edhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kontekst të agresionit rus ndaj Ukrainës”, thuhet mesa tjerash në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.