May 8, 2024
Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët uroi Hristijan Mickoskin për rizgjedhjen si lider i VMRO-DPMNE-së

Partia Aleanca për Shqiptarët ka uruar liderin e rizgjedhur të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kanë kujtuar se opozitën e sotme e pret shumë punë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, pasi siç thonë, problemet janë të shumta si pasojë e regjimit të korruptuar dhe kriminalizuar LSDM-BDI, transmeton TV21.

“Urojmë z. Hristian Mickoski për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së për katër vitet e ardhshme. Anëtarët e kësaj partie i urojmë për Kongresin e suksesshëm, si hap i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejmë të strukturave partiake dhe ofertës opozitare.

Problemet me të cilat përballen qytetarët si pasojë e regjimit të korruptuar dhe të kriminalizuar LSDM-BDI janë të shumta. Opozitën e sotme e pret shumë punë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe barazinë e qytetarëve pa dallime, si parakushte themelore për të materializuar perspektivën evropiane të vendit”, thuhet në urimin e ASh-së.