May 4, 2024
Maqedoni

Hoxha nga Mateçi: Boll më me ndërtimin e xhamive, ndërtoni spitale

Një hoxhë shqiptar nga fshati Mateç i Kumanovës, Qazmedin Shaqiri ka kritikuar fenomenin e ndërtimit të panevojshëm të xhamive.

Hoxha ka pasur një kërkesë që të ndërtohen më shumë spitale, foshnjore e të blihen pajisje shëndetësore.

Hoxha ka pasur një kërkesë që të ndërtohen më shumë spitale, foshnjore e të blihen pajisje shëndetësore.

“Çdo fshat kah 3-4 xhamia, tash kanë nis edhe në lagje. Nuk është kurrkush kundër asaj ku ka nevojë, por xhamia kah 2 a 3, minaret veç prej arit që s’i ka, e në atë mjedis s’ka foshnjore për fëmijët. Foshnjoren e kanë 10 kilometra, xhaminë do me ua bo pleqve, te dera ku kjo është gabim. Prej sadakasë, mund të ndërtohen spitale, është mirë me u interesu në klinikën e vendit se çfarë aparatura mungojnë”, shprehet hoxha.