May 15, 2024
Maqedoni

Përgjakja e një qyteti të paqtë shqiptar në prag iftari

Kavaja tradicionalisht e paqtë u përgjak këtë pasdite nga vdekja e dy personave, të cilët vranë njëri-tjetrin gjatë një përplasje fizike në ambientet e një lokali në qytet.

Njoftimi zyrtar policor thotë se “më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Për ironi, kjo ngjarje e rëndë ndodh në një qytet me stil konservator jete, gjë që e rendit te oazet e qeta të jetës urbane në Shqipëri. Kjo dhe për faktin se është një zonë me populltatë ku ka besim te theksuar(islam). Ndaj, sipas traditës së atyshme, në kohën kur viktimat ishin në lokal, ku si pasojë u përplasën e u ikën nga kjo botë në fund, në fakt duhej të ishin duket pritur iftar. /tesheshi.com/