May 13, 2024
BallinaMaqedoni

ASH: Opozita shqiptare hoqi dorë nga anëtarësimi në BE, vetëm që t’i pëlqejë Mickoskit

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të sotme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk ka dëgjuar që opozita shqiptare ka kusht ndryshimet kushtetuese për koalicion qeverisës, përcjell TV21. Nga ASH thonë se opozita shqiptare është e gatshme për çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit.

“Mickoski konfirmoi sot turpin e opozitës shqiptare të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis me fatin e qytetarëve, vetëm për t’i pëlqyer Mickoskit. Për ta arritur këtë ata kanë hequr dorë edhe nga kushtëzimi për ndryshimet kushtetuese që nënkupton heqje dorë edhe nga anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Ata janë të gatshëm ta rikthejnë vendin në izolim vetëm e vetëm që të jenë servil të VMRO-së dhe Mickoskit e me këtë ti nënshtrojnë edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe të gjjthë qytetarët për interesat e tyre. Këtë turp dhe tradhëti Mickoski ua nxori në shesh haptazi, ndërsa ata nuk e thonë asnjë fjalë, që dëshmon se sa janë servilosur dhe sa janë nënshtruarthuhet mes tjerash në reagimin e Mickoskit.