May 18, 2024
Maqedoni

“Ndale doren o Driton”, Agjencia për mallra të konfiskuara ndau tri vetura për Ministrinë e Shëndetësisë (Foto)

Agjencia për mallra të konfiskuara, me drejtor Driton Neviu, ka ndarë soy tri vetura për Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Lideri.mk.

Veturat janë ndarë Për të kursyer mjete financiare nga buxheti i shtetit.

“ VAZHDOJMË ME PUNË!!!

Për të kursyer mjete financiare nga buxheti i shtetit dhe sigurisht për të rinovuar parkun e automjeteve në çdo institucion shtetëror, unë si drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Pronës të Konfiskuar, sigurisht me miratim paraprak nga bordi drejtues dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të mëparshme të Ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot me Agjencionin kemi dhuruar 3 automjete për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë. Vazhdojmë me premtimet!!”, kan shkruar drejtori Nebiu.

Aktivitetet e Nebiut janë të ditë për ditshme, keshtu që shumë përkrahës duke i shprehur mirënjohje kanë komentuar me humor: “Nale dorën o Driton”!