April 27, 2024
Kolumna

Rëndësai gjeopolitike e Detit të Kuq

Shkruan: Nefail Emini

Lajmet se Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kryen sulme ajrore ndaj caqeve të grupit Houthi, pas sulmeve që këta të fundit kishin bërë ndaj anijeve Izraelite dhe anijeve tjera tregëtare që kalonin në Detin e Kuq si një përgjigje ndaj luftës në Palestinë. Këto sulme rikthyen fikën se lufta mund të zgjerohet në të gjithë Lindjen e Mesme, e cila pashmangshmërisht do të kishte efekte të fuqishme gjeopolitike dhe gjeoekonomike për mbarë botën. Deti i Kuq paraqet një nga rrugëkalimet më të rëndësishme ujore në botë, pasi pjesa më e madhe e tregtisë mes Evropës dhe Azisë realiozohet përmes saj, por edhe pjesa më e madhe e naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme për në kontinentin e vjetër kalojnë poashtu përmes saj.

Po pse është kaq i rëndësishëm Deti i Kuq?

Deti i Kuq me një sipërfaqe rreth 450 mijë kilometra katrorë dhe një gjatësi prej 1930 kilometra e cila lidh Gjirin e Adenit me Deti e Arabisë, pra ajo lidh Oqeanin Indian dhe përmes Kanalit të Suezit e lidh me Detin Mesdhe e më pas me Oqeanin Atlantik. Ky det kufizohet me Egjiptin, Arabinë Saudite, Sudanin, Eritrean dhe Jemenin dhe në të njejtën kohë ndan kontinentin Afrikan me atë Aziatik. Kjo hapësirë gjatë gjithë historisë së saj ka pasur një rëndësi shumë të madhe, e cila ka qenë pjesë edhe planeve pushtuese të Aleksandir të Madh dhe të Napoleon Bonapartës, e rëndësia e saj ka vazhduar deri në ditën e sotme. Rëndësia e saj u rrit shumë pas vitit 1869 kur u hap Kanali i Suezit, pasi rruga nga Evropa në drejtim të Azisë u shkurtua me rreth 6500 kilometra apo 7 deri në 10 ditë më shuëm rrugëtim. Që nga ajo kohë, rëndësia e këtyre ujrave vetëm sa është rritur duke e shëndrruar atë në një nga rrugëkalimet më të dendura dhe më të rëndësishme në tregëtinë ndërkombëtare.

Ngushtica e Bab El-Mandep është një tjetër pikë shumë e rëndësishme që është pjesë e Detit të Kuq, e cila është 32 kilometër e gjerë që mundëson lidhjen e këti deti me Oqeanin Indian, e cila paraqet një nga kalimet më të rëndësishme në botë, me vlerë të jashtëzakonshme gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Ky deti i ka dhënë qasje më të lehtë Brtianis së Madhe në Oqeanin Indian dhe në Azinë Juglindore në të kaluarën, kurse tani Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rëndësia ekonomike e Detit të Kuq

Mbyllja e këti rrugëkalimi, kishte një ndikim të fuqishëm gjeopolitik dhe ekonomik, pasi tani anijet duhet të kalojnë nëpër rrugën e vjetër, pra rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut, apo 6500 kilometra më shumë para se Deti i Kuq të mbyllej. Nga 10 deri në 15 % të tregëtis botërore kalon nëpër ujrat e Detit të Kuq, 30 % e ngarkesave botërore të transportit detar dhe rreth 40 % të totalit të tregëtisë mes Evropës dhe Azisë. Vlera e mallrave që kalojnë nëpër këto ujra llogariten nga 700 miliard dollar deri në 1 trilion dollar. Kostoja e transportit të anijeve, është rritur me 173 % që nga mbyllja e Detit të Kuq, që tregon se kjo do të shkaktoj rritjen e çmimeve të produkteve në nivel global.Mesatarisht rreth 50 anije të madhësive të ndryshme kalojnë çdo dit në këto ujra me vlerë nga 3 miliard deri në 8 miliard dollarë që tregon për rëndësinë e jashtëzakonshme ekonomike që ka Deti i Kuq si rrugëkalim ujor, dhe çdo mbylje e saj rrezikon që të ndikoj në destabilitetin e tregjeve ndërkombëtare.

Deti i Kuq dhe energjia globale

Deti i Kuq ka një pozitë shumë të fuqishme gjeopolitike, pasi ajo kufizohet me Lindjen e Mesme, që është rajoni me rezervat më të mëdha të naftës dhe të gazit në botë. Egjipti dhe Suadni prodhojnë mesatarisht 500 mijë fuçi në ditë, ndërsa Arabia Saudite deri në 12 milion fuçi në ditë, gjithashtu prodhues tjerë të rëndësishëm janë edhe Iraku, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari. Rreth 8.2 milion fuçi nafte në ditë kalojnë përmes ujrave të këti deti dhe rreth 8 përqind të gazit natyror të botës. Gjithashtu nëpër hapësirën e Detit të Kuq kalon edhe tubacioni SUMED me kapacitet prej 2.5 milion fuçi në ditë, që sjell naftë nga vendet e Gjirit Persik në drejtim të Egjiptit dhe më pas në tregjet ndërkom,bëtare. Nëse lufta përshkallzohet, atëherë ky tubacion del jashtë loje, atëherë mund të kemi një krize të naftës që mund të destabilizoj tregjet globale, pasi çmimi i naftës menjëherë u rrit me 2.5 %. Arabia Saudite deklaoi se kë ujrat e keti deti janë zbuluar sasi të mëdha të gazit natyror, që ndikon në rritjen e rëndësis së kësaj hapësire në tregun energjetik global, por në të njejtën kohë edhe në rritjen e rivaliteteve mes fuqive rajonale dhe atyre globale për ndikim.