April 30, 2024
Kolumna

Dëshirat e mia për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë, Mal të Zi e Diasporë

Urim për 2023

Shkruan: Liljana Cerri
Nëse e sheh jo me shumë vëmendje këtë vit që i kanë mbetur edhe pak orë, do ndeshesh me fenomenet e njëjta por në sasi më të mëdha. Sheh se jeta pak nga pak po i dorëzon armët kundër vdekjes dhe bindesh akoma më shumë kur dëgjon statistikat e aksidenteve me humbje jete apo dhe vrasjet e qëllimshme. Kupton se botën po e merr dreqi, kur askujt nuk i bën më përshtypje vdekja. Në rrugët e qyteteve sheh se varferia i ka ngulur mirë themelet dhe do duhej një shkundje e fuqishme, gati luftarake, për ta lëvizur disi. Kur sheh popullsinë tonë, që edhe pse larg hienave të pushtetit, përsëri vuajnë dhe vuajnë shumë. Mentaliteti, smira dhe urrejtja ndaj njëri tjetrit, deshira për të shkelur tjetrin e te përfitojnë sa të munden, i ka zhgërryer shqiptarët në llumin e neveritshëm të ligesisë.

Kerkojmë të drejta nëpër botë dhe i kërkojmë fort. Për çfar dhe kujt ja kërkojmë? Kur ju të parët nuk e njihni as rregullin më minimal të jetës (jeto ligjerisht, mos nderhyj në jetën e tjetrit nëse s’ke qellime të mira ).
Me mijëra shqiptarë shtypen si në Shqipëri, Kosovë, Mali Zi, Maqedoni e Veriut, por edhe në gjithë EU edhe së fundmi në UK. Kurrë nuk u bete bashkë për një protestë, që shteti mu jemi të na merrte seriozisht, sepse një pakicë e mirë u ngrit dhe mos kujtoni se jemi pak, këtu mosha mesatare e shqiptarëve është 30 vjeç, pra kulmi ku ndërtohet e ardhmja. Sulmohemi nga deputetë të parlamenteve të UK, EU ect ect. Përse? Se kush ka marr pushtet nga votat dhe punon në istitucione, nuk ndjehet por skutherisht bën politikë me Shqipërinë dhe jo të mbrojë bashkëatdhetarët e tij. Avokatë, biznesmenë, konsuj perfaqesues të shqiptarëve “flenë gjumë”, duke mos prishur interesat e tyre. Kosova në sulme të vazhdueshme nga Serbia, e përsëri kush duhet të flasi nuk flet. Mjerisht jemi keq si popull kudo ku jemi. Dhe mos ju gëzoni letrave apo nacionaliteve që keni, sepse çdo shtet që jua ka dhënë jua rimerr, edhe pa arsye , madje me forcë ju zvarrit derisa ju hedh në rrugë. Covidi ishte semundje boterore por per Shqiptaret ka mijera vjet qe Covidi po merr jo vetem jete por edhe dinjitet vlera kombetare dhe morale. Per ty qe luftove këtë vit dhe the se ja dole uroj te ja dalesh edhe per planet e vitit qe vjen.

Për ty që përfundove në burg duke demtuar të tjeret uroj te jesh ndergjegjesuar dhe te jesh me tjeter mendje.

Për ty që u rende spitaleve me shpirt neper dhembe e duke ju lutur Zotit uroj te jesh me mire edhe viti qe vjen te heqi vuajtjet.

Për ty politikan që nuk njeh as fe as vatan uroj qe ti hedhish syte nga Zoti dhe te kuptosh se je kalimtar këtu.

Për ju familjare prinder qe jo vetem keni sakrifikuar per familjen por jeni mbi te gjitha heronj te shoqerise tone uroj kurre mos lodheni.

Per Shqiperine tone vendin e mrekullueshem por me njerez jo te tille Gezuar. Uroj të të hiqen hallet nje ditë dhe të mos kesh nevoje te shpikesh lloj lloj pislliqesh, për të zënë një vend ne vendet e huaja, ashtu sikurse uroj te behemi zoter ne shtepine tone. Paradokset e jetës duket se janë shpikur për ne dhe mjerisht vetem ne i parktikojmë…. Gëzuar.