May 11, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë veprimtari i njohur nga Shkupi, Ali Dauti-Shipnija

Në moshën 56 vjeçare sot u nda nga jeta veprimtari dhe atdhetari i njohur nga Karshiaka e Shkupit, Ali Dauti i njohur si Ali Shipnija.

Ai u lind më 5 maj 1967 në Moranë të Shkupit, në familje shumë e respektuar me origjinë nga Dibra e Vogël e Shqipërisë. Ali Dauti ishte veprimtar i mirënjohur i politikës së kësaj treve, që kudo ka gëzuar respekt dhe mirënjohje. (INA)