Më 16 nëntor, në skenën e Qendrës Kulturore Rinore (QKR) në Shkup, u dha shfaqja teatrore “Audienca”, bazuar në veprën e dramaturgut të njohur çek Václav Havel.

Para publikut u prezantua një nga veprat më të njohura të Havelit, e cila përmes ironisë, humorit të zi dhe dialogut të mprehtë trajton tema të rëndësishme shoqërore dhe politike.

Në rolet kryesore u paraqitën aktorët Ylber Murtezi dhe Mentor Nuredini, të cilët sollën në skenë një përballje teatrale të ndërtuar mbi dialogun, tensionin dhe absurditetin e situatave njerëzore.

Shfaqja solli para publikut një tematikë që mbetet aktuale edhe sot, duke nxitur reflektim mbi dinjitetin njerëzor, përgjegjësinë individuale dhe qëndrimin përballë presionit.

" "

Me interpretimin e Ylber Murtezit dhe Mentor Nuredinit, vepra e Havelit gjeti shprehjen e saj në skenën e QKR-së në Shkup, duke i ofruar publikut një mbrëmje teatrore me mesazhe të fuqishme artistike dhe njerëzore.

sqShqip