Të enjten, në Universitetin e njohur të Lozanës në Zvicër, u promovua drama ‘Të (pa)drejtit AEAUL’ e autorit Mustafë Veseli, i cili veprimtarinë e vetë e zhvillon në relacion mes vendlindjes Likovës (Kumanovë) në Maqedoni dhe Lozanës (Zvicër), shkruan Lideri.mk.
Promovimi i dramës u bë në organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë pranë Universitetit të Lozanës — AEAUL.
‘Drama është e frymëzuar nga jeta studentore në Lozanë, kjo vepër ngre pyetje për drejtësinë, guximin, përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit dhe angazhimin tonë në shoqëri’, sqaaron Veseli./Lideri

