Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, me synim zhvillimin e një projekti të përbashkët në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili ka njoftuar se memorandumi u nënshkrua në ambientet e Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Strugë.

Dokumenti u nënshkrua nga kryetarët Blerim Sejdiu dhe Besian Ajazi, ndërsa projekti i përbashkët do të trajtojë zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për monitorimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

“Zhelina dhe Gramshi ”, ka shkruar Sejdiu, duke bërë të ditur për këtë bashkëpunim ndërkufitar.

" "

Projekti synon forcimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

sqShqip