Agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press (AP) ka publikuar një storie video nga Kriva Pallanka, duke pasqyruar një situatë të pazakontë me mbi 1.000 krerë bagëti që enden lirshëm nëpër qytet dhe fshatrat përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve.

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sasho Mitovski, ka kërkuar nga kryeministri Hristijan Mickoski shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë, me qëllim zgjidhjen e problemit. Ai ka njoftuar se një grua e moshuar 74 vjeçare ka humbur jetën nga arresti kardiak duke ‘luftuar’ me lopët për të mbrojtur arën e saj që të mos e dëmtojnë, transmeton portali Lideri.mk.

Në storien e saj, AP thekson se banorët e këtij qyteti bujqësor, me rreth 19.000 banorë në verilindje të Maqedonisë së Veriut, prej vitesh përballen me problemin e një tufe të madhe lopësh, e cila është rritur në më shumë se 1.000 krerë.

Sipas agjencisë, shkaku kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i institucioneve dhe një labirint burokratik që ka pamundësuar zbatimin e vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të vitit 2024 për konfiskimin e bagëtive nga tre pronarët e tyre.

" "
sqShqip