Ejup Berisha
 

Kjo ndarje bazohet në parimin se BE-ja nuk ka autoritet të plotë mbi shtetet, por vetëm ato pushtete që shtetet anëtare ia kanë bartur asaj përmes traktateve.

Kompetencat e BE-së kja e ka rolin më të fortë në fushat ku shtetet anëtare i kanë dhënë asaj kompetenca me kontrata. Psh Politika tregtare këtu psh BE-ja vepron si një bllok i vetëm në pjesën më të madhe të tregtisë ndërkombëtare, bashkimi doganor- rregullat doganore janë kryesisht të zakonshme, konkurrenca në tregun e vetëm.  Komisioni Evropian ka pushtet të konsiderueshëm, politika monetare – për vendet që përdorin euron, Banka Qendrore Evropiane BQE ka një rol qendror për tregun e vetëm, lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

 

" "

Kompetencat e shteteve anëtare

 

Qeveritë e shteteve antare e mbajnë pushtetin kryesor në shumë fusha, të tilla si, siguria kombëtare, organizimi i administratës shtetërore, arsimi, shëndeti, kultura, në pjesë më e madhe e politikave sociale, dhe në politikat tatimore,  Edhe pse BE-ja ka rregulla dhe kufizime të caktuara.

Kompetencat e përbashkëta. Ka fusha ku si BE-ja poashtu edhe shtetet anëtare kanë kompetenca të përbashkëta. Psh mjedisi, transporti, energjia, bujqësia, zhvillimi rajonal, mbrojtja e konsumatorëve. Këtu, shtetet mund të miratojnë ligjet e tyre, por ato duhet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së.

 

Kush është politikisht më i forte BE-ja apo shtetet anëtare?

 

Në kuadër të BE-së, pushteti është i ndarë, por jo i barabartë në të gjitha fushat. Komisioni Evropian propozon legjislacion dhe monitoron zbatimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së i përfaqëson qeveritë e shteteve anëtare. Parlamenti Evropian I përfaqëson qytetarët dhe, së bashku me Këshillin, miraton një pjesë të madhe të legjislacionit. Këshilli Evropian i përcakton udhëzimet kryesore politike të Bashkimit. Prandaj, BE-ja nuk funksionon si një shtet klasik federal. Shtetet anëtare mbeten shtete sovrane, por një pjesë e sovranitetit të tyre ushtrohet bashkërisht përmes institucioneve të BE-së. Parimi më i rëndësishëm është ai subsidiaritetit, vendimet duhet të merren në nivelin më të afërt me qytetarin, përpos kur BE-ja mund ta zgjidhë problemin në mënyrë më efektive. Me fjalë të thjeshta shteti komb nuk zhduket në BE, por një pjesë e pushtetit transferohet lart në BE, ndërsa një pjesë mbetet poshtë te shtetet anëtare. Kjo krijon një sistem pushteti të përbashkët dhe të ndërvarur.

 

Si qëndrojnë punët në kontekstin aktual gjeopolitik dhe diplomatik sa u përket raporteve mes BE-së dhe shteteve anëtare?

 

Në kontekstin aktual gjeopolitik dhe diplomatik, marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe shteteve anëtare bazohen në një kombinim të bashkëpunimit, ndarjes së kompetencave dhe kompromisit politik. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën dhe çështjet energjetike kanë bërë që shtetet evropiane të kërkojnë më shumë koordinim dhe unitet evropian. Pra, sot kemi marrëdhënie ku shtetet ruajnë sovranitetin e tyre, por për çështjet e mëdha strategjike janë gjithnjë e më të detyruara të veprojnë së bashku. Sfida kryesore është të gjendet barazpeshimi ndërmjet interesit kombëtar dhe interesit të përbashkët evropian.

sqShqip