Munaver Nuhiu
Dritë e vogël në fund të tunelit
Më në fund, duket një dritë e vogël në fund të tunelit!
Qeverisja e këtyre dy viteve e ca të fundit ka filluar të japë një shpresë se gjërat po marrin drejtimin e duhur. Edhe pse me vonesa në shumë projekte, tani, ngadalë, kanë filluar të realizohen disa projekte interesante dhe të rëndësishme për nevojat e komunitetit.
Sa i përket punësimeve, mund të them se kjo çështje ende është duke ngecur. Megjithatë, më e rëndësishmja është se të gjithë të punësuarit e rinj janë pajisur me vendime pune dhe jo si më përpara, me të famshmen “punësim me kontratë pune”.
Një tjetër temë, për të cilën shpresoj se do të ketë një përfundim pozitiv, është edhe provimi në gjuhën shqipe në jurisprudencë, çështje kjo që po i tangon shumë absolventët e rinj. Shpresoj që edhe kjo problematikë të zgjidhet sa më shpejt dhe në të mirë të tyre.
Një temë tjetër, mjaft delikate, është emigrimi i madh i të rinjve. Për fat të keq, as kjo qeveri deri më tani nuk po arrin ta parandalojë, ose të paktën ta zvogëlojë këtë dukuri. Është një sfidë serioze për të ardhmen e komunitetit tonë dhe kërkon më shumë vëmendje e angazhim.
Në fund, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe mangësive, shpresa mbetet.
Uroj që kjo dritë e vogël në fund të tunelit të bëhet çdo ditë e më e madhe dhe që, më në fund, të shohim rezultate konkrete për komunitetin tonë.
Shpresa është aty. Tani duhet punë, përgjegjësi dhe rezultate.

