April 28, 2024
Kosovë

Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Pasi pranoi se organizoi sulmin terroristë në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq është shfaqur për herë të parë në publik.

Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Telegrafi.

Ai raportohet se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka raportuar se do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj, shkruan gazeta beogradase novosti.

Të premten, Milan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.