April 26, 2024
Kosovë

Vrasja në Gllogjan, Vjosa Osmani: Tronditës lajmi për aktin kriminal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rastit tragjik në Gllogjan të Kosovës ku nga sulmi me armë drejt një autobusi të nxënësve, mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dy nxënës.

Sulmin e ka vlerësuar si akt kriminal dhe ka ftuar organet e rendit që sa më shpejtë t’i zbulojnë autorët e krimit.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkroi Osmani në Facebook.