April 28, 2024
Maqedoni

Mariçiq do të marrë pjesë në Forumin e shoqërisë civile në Tiranë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar të Forumit të shoqërisë civile, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, me temën “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në mbyllje të forumit do të shkëmbejë ide dhe do të dërgojë mesazhe nga diskutimi tematik, “Zhbllokimi i progresit: Ç’farë më tutje?”, në të cilën folës kryesor është Mihael Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, me të cilin zëvendëskryeministri do të realizojë takim bilateral.