Gruaja nga Shkupi e ka rrahur burrin nga Kumanova

Kumanovari 32 vjeçar ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 33 vjeçare nga Shkupi.
Rasti është denoncuar të shtunen, kur kumanovari ka njoftuar policinë se është sulmuar nga bashkëshortja e tij me iniciale I.K. në shtëpinë familjare në lagjen Aerodrom në Shkup.