May 7, 2024
Maqedoni

Transporti publik në Kumanovë vitin e ardhshëm do të jetë falas

Transporti publik për vitin 2023 në Kumanovë do të jetë pa pagesë. Këshilltari i Alternativës nga Kumanova, Driton Sulejmani, njoftoi se vendimi është marë me shumicë votash.

“Të nderuar qytetar të Kumanovës, ju informoj se shumica e këshillit komunal dhe kryetari i komunës kanë marrë vendim që transporti publik për vitin 2023 të bëhet pa pagesë. Ky vendim do jetë në ndihmë të qytetarëve në periudhën e vështirë të krizës energjetike dhe ekonomike por gjithashtu do të ndikojë pozitivisht edhe në përmirësimin e kaosit në komunikacion dhe mbrojtjen e ambientit jetësorë. Vendimi pritet të kalojë në seancën e ardhëshme të 27 dhjetorit ku pritet të kalojë edhe buxheti i komunës për vitin 2023”, ka njoftuar Sulejmani përmes rrjeteve sociale.