May 23, 2024
Maqedoni

Lëvizja BESA: Në kohën kur për herë të parë ministri dhe zv.ministri i Arsimit janë shqiptar, nxënësit shqiptar mësojnë vetëm për Borçen dhe Darkon

Ofendimet në tekstet shkollore tash më janë bërë traditë në Maqedoninë e Veriut. Pasi që ministri i arsimit dhe shkencës muaj më parë lejoj që tekstet shkollore të mësohet për BDI-në, tani në librat e nxënësve për klasat e treta në “Shkencat Natyrore”, ministria e Arsimit dhe Shkencës po ua mundëson nxënësve shqiptar të mësojnë vetëm për “arsimtarin Borçe” dhe të gjithë shembujt tjerë në libër janë vetëm në emra apo mbiemra maqedonas.

Është e çuditshme se si këto tekste shkollore mësohen nga nxënësit shqiptar në kohë kur edhe ministri edhe zëvendës ministri janë nga radhët e BDI-së. Lëvizja BESA edhe njëherë ngrit shqetësimin dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet përkatëse që të kenë kujdes se çfarë ju jepet nxënësve për të mësuar në shkolla, sepse raste të këtilla mund të ndikojnë shume negativisht në shoqëri për të nxitur marrëdheniet ndër etnike.

Ripërsërisim qëndrimin tonë se tentativa të tilla për të bërë ndarje në një shtet multi-etnike, janë totalisht të gabuara duke e ditur se Maqedonia e Veriut është në proces të anëtarësimit në BE dhe në përqafimin e vlerave evropiane.