May 5, 2024
Maqedoni

Dellçeva shndërohet në liqen pas stuhisë që goditi qytetin mbrëmë!

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja nga Dellçeva e përmbytur pas stuhisë që goditi qytetin pasditen e djeshme.

Në video shihet se rrugët e qytetit janë shndërruar në një liqen të madh, në të cilin disa makina janë zhytur tërësisht.
Qendra për Menaxhimin me Kriza më herët njoftoi se të paktën 60 ndërtesa në Dellçevë janë përmbytur, pasi qyteti u godit nga një stuhi e fortë me shi dhe breshër, e cila zgjati pothuajse dy orë.