May 21, 2024
Maqedoni

Kosova demanton zyrtarisht se agjentë nga Maqedonia janë arrestuar në territorin e saj (Video)

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska nga foltorja e Kuvendit ka prezantuar dokumentin zyrtar, me të cilin demantohet se dy agjentë të shërbimit sekret ushtarak të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në territorin e Kosovës. Petrovska duke polemizuar me deputetin e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Kovaçki, tha se do të ketë padi për shpifje ndaj tij, për shkak të informacionit të prezantuar, që sipas Minaitres së mbrojtjes janë të rrejshme, transmeton Lideri.mk.

VMRO-DPMNE para pesë ditëve përmes një komunikate ka akuzuar ministren Sllavjanka Petrovska se para 10 dite në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës në Maqedoni.

“Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska i dërgoi operativët pa aminin e komandantit përgjegjës, mbetet të përgjigjet vetë ministrja e Mbrojtjes. As që dua të mendoj se oficerët tanë të inteligjencës u arrestuan sepse në territor të huaj u paraqitën si oficerë të zbulimit. Ndryshe, Sllavjanka Petrovska për ta mbuluar paaftësinë, menjëherë pas disa ditësh dërgoi në Kosovë zyrtarë shtesë nga i njëjti shërbim, por kësaj radhe me një njoftim te autoritetet dhe nën petkun se duhet të zhvillojnë bisedime me anëtarët e Kontingjenti maqedonas të cilët janë me mision në Kosovë”, tha mes tjerash Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Debati mes tyre filloi kur deputeti Kovaçki ka deklaruar se ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska nuk është e aftë për të kryer detyrat e saj në ekzekutiv, përcjell TV21. Kovaçki thotë se në një raport të specialistit psikiatër të datës 16.02.2023, Petrovska në një periudhë të gjatë është nën sedativë dhe ka ndjesi të pafuqisë.

“Sipas specialistit psikiatër, në statusin psikik të ministres, e cila vet, vullnetarisht është lajmëruar dhe vullnetarisht ka realizuar kontrollet psikike, konstatohet se ka proces të ngarkuar mendimesh, përveç të kësaj gjendje të uljes së funksioneve kognitive, ministres i është shkruar edhe terapi sedative, respektivisht tre muaj është nën sedativë”, tha mes tjerash Kovaçki.

Ai shton se kjo gjendje e minsitres paraqet pengesë për marrje të certifikatit të sigurisë. TV21

“Sipas Ligjit për Informata të klasifikuara të Maqedonisë së Veriut, respektivisht Dekretit për sigurim të personave shfrytëzues të informatave të klasifikuara, neni 4, pika 13, nuk mund t’i jepet certifikatë personit që vuan nga gjendja mentale apo emocionale që mund të shkaktojë mungesë të konsiderueshme të gjykimit dhe besueshmërisë dhe mund ta bëjë personin, qoftë edhe pa qëllim, rrezik potencial për siguri, që caktohet në bazë të dokumentit mjekësore”, tha Kovaçki.

Minsitrja Petrovsak tha se edhe psiqikisht është e shëndoshë dhe e qëndrueshme. Ajo pohoi se ekziston një raport i tillë mjekësorë për shëndetin e saj, por që sipas Petrovskës, raporti është pikërisht për shkak të gjendjes së saj si pasojë e dy gënjeshtrave që Kovaçki ka bërë në lidhje me personalitetin e saj.

“Atë që e lexuat është pjesë e nxjerrë nga ekspertiza dhe ka të bëjë me sjellejn time për gënjeshtrën tuaj të pacipë që e bëtë para disa muajve. Arsyeja për hidhërimin tuaj dhe pafuqinë për tu përballur me padinë, është ajo që iu detyron të dilni në këtë foltore dhe ta lexoni për këtë. Për atë që shkruan në atë ekspertizë dhe se çka e ka shkaktuar sjelljen time të tillë, kuptohet se do të shihemi në gjyq”, tha Petrovska.

Video në këtë Link: https://fb.watch/jyHyDET9DT/?mibextid=cr9u03