May 15, 2024
Maqedoni

Milot Sinani asiston në fitoren e Maqedonisë U17 kundër Rumanisë U17 (FOTO)

Milot Sinani asiston në fitoren e Maqedonisë U17 kundër Rumanisë U17 (FOTO)
27 mars – Maqedonia U17 sot pasdite ka shënuar fitore minimale, por shumë të merituar kundër moshatarëve të tyre nga Rumania, shkruan Open-TV.

Ndeshja e dytë miqësore ndaj Rumanisë, e cila është zhvilluar në terenin e qendrës sportive “Petar Milloshevski” pranë FFM-së i ka takuar kuqeverdhëve të rinj, të udhëhequr nga seleksionuesi Vujadin Stanojkovic me rezultat 1-0.

Në këtë mënyrë Maqedonia U17 iu revanshua Rumanisë U17 për humbjen e para dy ditëve me rezutat 3-2.

Goli i fitores është shënuar në pjesën e dytë. Talenti shqiptar i ardhur nga Aarau u Zvicrës, Milot Sinani, e ekzekutoi shkëlqyeshëm goditjen e dënimit, duke e gjetur në zonën e rreptësisë Nikola Stojkovskin, i cili e vendosi topin në rrjetën e rumunëve dhe 1-0. Gëzimi ishte shumë i madh.
Edhe pas këtij goli të rinjtë tanë ishin më të mirë duke krijuar raste të bukura shënimi, por rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.

Edhe kundërshtari pati disa mundësi por jo aq të rrezikshme për portën e vendësve.

Pas përfundimit të lojës djelmoshat e rinj të Maqedonisë U17 iu gëzuan fitores, e cila erdhi pas një angazhimi të pashoq të fushën e lojës. Krejt në fund pasoi një fotografi si një kujtim i bukur për fitoren e sotme. (Open-TV